Riaktivizohet zjarri në Delvinë, flakët djegin dy shtëpi të pabanuara

18:00 | 29/08/201918:000

Ndërsa orëve të paradites zjarri në Delvinë ishte vënë në kontroll, pasditen e kësaj të enjteje flakët janë përhapur më shumë për shkak të erës. Sipas informacionit më të fundit nga Shtabi i Emergjencave, në fshatin Finiq dhe në Kardhiq zjarri është pranë shtëpive. Dy prej tyre, të pabanuara, janë djegur, ndërsa rrezikohen rreth 500 krerë bageti. Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë, ndaj kërkohet ndihmë nga ajri. Në këtë zonë ka tri ditë që zjarri nuk shuhet, duke sjellë shkrumbimin e disa hektarëve pyje. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono