Rezultatet e autopsisë: Miliarderi Jeffrey Epstein ka kryer vetëvrasje

17:15 | 17/08/2019

Sipas rezultateve të autopsisë, miliarderi amerikan Jeffrey Epstein, ka kryer vetëvrasje në qelinë e tij të burgut të shtunën e kaluar. 66- vjeçari akuzohej për abuzim seksual me minorenë, dhe shfrytëzim prostitucioni.

Rezultatet e autopsisë tregojnë të qartë se Jeffrey Epstein ka kryer vetëvrasje në qelinë e tij të shtunën e kaluar në Nju Jork. Deklarata është bërë nga shefi i ekipit mjekësor duke konfirmuar se miliarderi 66 vjeçar u vetëvra duke përdorur çarçafin e shtratit të tij. Përfundimet e mjekut ligjor janë bërë publike pas zërave që hidhnin dyshime për një vrasje të mundshme të miliarderit i cili akuzohej për abuzime seksuale ndaj minorenëve si dhe për shfrytëzimin e tyre për prostitucion. Por ministri amerikan i drejtësisë Uilliam Bar deklaroi se hetimet rreth pakujdesive të kryera në burg vazhdojnë ende. Jeffrey Epstein qëndroi në qelinë i  pamonitoruar për orë të tëra para se të vetëvritej.

Ndërkohë në Los Anxheles është ndaluar Gislein Maksuell, gruaja e akuzuar si bashkëpunëtore e Epstein në menaxhimin e një trafiku minorenësh dhe për shfrytëzimin e prostitucionit minoren. Lajmi është publikuar nga Nju Jork Post, i cili më parë publikoi fotografi të 57- vjeçares britanike të ulur jashtë një restoranti teksa lexonte një libër e ulur në një stol. Ajo ishte zhdukur prej muajsh nga Manhatan duke bërë që autoritete amerikane të mendonin se ishte kthyer në Londër, ndërsa Daily Mail vetëm dy ditë më parë shkruante se ajo  ishte fshehur në Masacusets, në banesën e të fejuarit të saj të ri, i cili kishte përgënjeshtruar lajmin./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono