Rezarta Skifteri: Njerëzit publikë janë më të thjeshtë se populli (Video)

18:20 | 22/06/201918:200

Rezarta Skifteri është një prej stilisteve më të njohura shqiptare. Ajo ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” përballë Fatma Haxhialiut dhe Aulona Mustës. Duke qenë se ajo vesh edhe personazhe të njohur publikë, stilistja u shpreh se ata janë më të thjeshtë se populli. Sipas saj, për shkak se ata shpesh paragjykohen nga publiku nuk e bëjnë këtë gjë tek njerëzit e thjeshtë.

“Njerëzit mendojnë gjithmonë që personazhet publikë janë tekanjozë, janë mendjemëdhenj, kanë jetën shumë të kollajshme, kanë të ardhura financiare, çdo gjë është perfekte, ndërkohë që unë u them se njerëzit publikë janë njerëz të thjeshtë, si ata. Thjesht i shohin me syrin e tyre ndryshe nga ekrani, ndryshe nga Instagrami. Njerëzit publikë janë akoma më të thjeshtë se populli. Sepse nëse populli ndonjëherë gjykojnë personazhet publikë nga shumë gjëra, personazhet publikë, duke e pasur këtë gjë në kurriz, nuk e bëjnë tek njerëzit e thjeshtë sepse janë rrahur nga kjo gjë që u thonë “shih si ishte veshur, si ishte, bërë, shkoi atje, bëri këtë”. Janë shumë të thjeshtë dhe shumë të dashur. Nuk e ke idenë se sa të mirë janë”, u shpreh ajo.

Megjithatë, Rezarta rrëfeu gjatë emisionit se kanë qenë dy raste, ku është mërzitur me personazhet publike.

“Ka pasur dy raste. Një rast kur një personazh publik, i cili nuk kishte lënë orar vjen pa orar. Unë dua t’u shërbej të gjithëve, por kur kam dikë në orar nuk mund t’i them një tjetri që “shkëputu se ka ardhur personazhi dhe ti do presësh”. Unë i them personazhit “të lutem mos u mërzit, sa të mbaroj një gjë”. “Çfarë është kjo, unë s’mund të pres se nuk kam kohë”, tha. “Unë nuk është se s’dua, nuk kam ça me bo se është tjetra në radhë. Për shpirt ta kisha bërë”. U mërzit dhe iku. Unë nuk e mora në telefon. Nuk mori në telefon. Kaluan dy vjet, pas dy vjetësh erdhi sërish. Rasti tjetër është  një personazh që unë e dua shumë, por nuk do ta them emrin, e kam mikeshë, e cila është natyrë shumë e vështirë. Para se t’i bëhet veshja është mos duhet hequr, duhet shtuar, duhet vënë dhe gjatë provës ka gjithmonë frikë. Në telefon thotë “a ta lemë këtë veshjen tjetër”? Unë nuk i kthej asnjëherë përgjigje. Ajo e di këtë, por vazhdon prapë edhe pse më njeh në natyrë. Kur mbaron ia tregoj foton dhe më thotë “shpirti po vij ta marr””, tha stilistja./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono