Revista “Time” shpalli personazhet e vitit 2017

18:42 | 06/12/201718:420

Revista “Time” shpalli personazhe të vitit 2017 gratë e lëvizjes kundër abuzimeve sekuale, të cilat deklaruan hapur dhunën e ushtruar kundrejt tyre duke u bashkuar nën hashtagun “MeToo”.

Revista “Time” shpalli si njeriun e vitit 2017 gratë e lëvizjes kundër ngacmimeve sekuale të përfaqësuara me hashtagun “MeToo”.
Hashtagu “MeToo” u përdor masivisht nga gratë e gjithë botës për të denoncuar abuzimet dhe ngacmimet, që nuk kishin pasur guximin ti deklaronin publikisht më parë.
Përfaqësues të revistës së famshme kanë deklaruar se personazhi i vitit, këtë herë nuk është një person, por miliona viktima të abuzimeve dhe ngacmimeve seksuale në mbarë botën.
Kjo lëvizje kundër dhunës ndaj grave kishte lindur shumë vite më parë, por preku opinionin global pas akuzave për ngacmime seksuale drejtuar producentit kinematografik Harvei Ueinstein dhe shumë yjeve të tjerë hollivudianë.
Pretendentë për të fituar çmimin ishin edhe Presidenti Trump, Presidenti Kinez Xi Jinping, Prokurori Special Robert Myler dhe lideri korano-verior Kim Jong-un./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono