Restoranti gjobit klientët

13:19 | 15/01/2019

Një restorant në Dubai ka vendosur që të gjobisë klientët të cilët nuk përfundojnë ushqimet e tyre. Sipas drejtuesve të restorantit, kjo nismë është kundër shpërdorimit të ushqimit.

Restoranti Gulou HotPot në Dubai gjobit klientët që lënë ushqim në pjatat e tyre. Nëse klientët do të pororsisin për shembull “hogo” që është dhe specialiteti i restorantit, një supë së cilës mund t’i shtosh përbërës të ndryshëm teksa vijon të ziejë dhe kur vendoset në tryezë, duhet ta konsumojnë të gjithën.

Pasi të kalojnë dy orë nga porosia, klientët mund të konsumojnë falaj pije pa asnjë limit. Pjata kushton 11 euro dhe 62 cent. Por nëse pjata nuk konsumohet e gjitha, klienti duhet të paguajë dyfishin e vlerës së porosisë. Menaxhuesit e restorantit pohojnë se synojnë të ndërgjegjësojnë klientët rreth sasisë së duhur të ushqimit që duhet të porosisin./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono