“Respektoni marrëveshjen e Prespës”/ Ivo Vajgëll paralajmëron Shkupin

22:37 | 10/10/2018

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Ivo Vajgëll i ka bërë thirrje elitave politike në Shkup që të respektojnë Marrëveshjen e Prespës. Në një intervistë ekskluzive për Klan Maqedonia, Vajgëll ka paralajmëruar se në të kundërt perspektiva euro-atlantike e vendit do të jetë e paparashikueshme.

Eurodeputeti Ivo Vajgëll fillimisht ka komentuar thelbin e raportit të tij, i cili u mbështet nga një shumicë e gjerë të eurodeputetëve në Komisionin e Punëve të Jashtme.

 “Ne nënvizojmë disa pika që mbeten ende të hapura dhe që do dëshironim që të kishte më shumë përputhshmëri me legjislacionin dhe standardet europiane që kanë të bëjnë me gjyqësorin, lirinë e medias, respektimin dhe mbrojtjen e të drejatve të njeriut. Përveç kësaj, ne do të dëshironim që të shihnim më shumë kohezion lidhur me çështjet politike të lidhura ngushtë me të ardhmen e vendit. Eshtë e vështirë që të kuptosh pse parti të mëdha si VMRO-DPMNE-ja nuk e mbështet marrëveshjen e Prespës, që përbën shansin e madh të vendit për të ecur përpara. Nuk besoj,se do ketë një tjetër shans të tillë për vendin. Nëse nuk do të arrihet të respektohet marrëveshja, perspektiva europiane dhe euroatlantike e vendit në këtë rast do të jetë e paparashikueshme. Asnjë s’mund të thotë nëse dhe kur do ketë një tjetrës shans dhe nëse do ketë një të tillë”.

Marrëveshjes për emrin solli shumë optimizëm, pasi të gjithë e prisnin këtë moment për një kohë të gjatë, ndërkohë që tani situata është e bllokuar pas referndumit. Eurodeputeti Vajgëll thotë se përgjegjësia kryesore i bie opozitës, duke shtuar se Maqedonia duhet ta shfrytëzojë këtë shans të ofruar.

 “Kush mund ta dijë se cila do do jetë qeveria e ardhshme në Greqi dhe çfarë qasjeje kjo qeveri e re e mundshme do te këtë ndaj marrëveshjes së Prespës. Por mund ta marrim me mend, se qeveria e re e Athinës do të jetë shumë më pak e favorshme ndaj kësaj marrëveshjeje, sesa kjo aktuale. Kur bëhet fjalë për një kompromis politik, nuk ka as fitues por as të humbur. Të gjithë fitojnë diçka dhe humbin diçka. Gjithsesi, kjo marrëveshje ishte një mrekulli e zotësisë diplomatike me qëndrim të përgjegjshëm”.

Situata e përgjitshme politike në Maqedoni është më pak e tensionuar dhe më pak konfliktuale – thotë Vajgëll në këtë intervistë – duke shtuar se procesi është më transparent në ariitjen e objektivave politike. Edhe pozita por edhe opozita kanë merita të tyre – shprehet Vajgëll duke bërë thirrje që qeveria e mëparshme të reflektojë.

“Por kjo është një arsye më e fortë, që qeveria e mëparshme duhet të mbështesë zgjidhjen që vetë ajo u përpoq ta gjente kur ishte në pushtet. Pra, diferenca nuk është aq e madhe. Qeveria e mëparshme u përpoq gjithashtu që të përmirësonte marrëdhëniet me Bullgarinë dhe fqinjët, por nuk ia doli. Ndoshta rrethanat ishin ndryshe. Por sërish kjo është një arsye më shumë për t’u bashkuar për të shfrytëzuar mundësinë që është hapur me marrëveshjen e Prespës”. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono