Reshjet e dendura krijojnë panik në Ballkan

16:34 | 14/05/2019

Reshjet e dendura të cilat priten të vazhdojnë deri në fund të javës, kanë krijuar jo pak panik në vendete Ballkanit. Ndërsa në Serbi autoritetet thonë se janë marrë të gjitha masat, në disa zona të Bosnje e Hercegovinës është shpallur gjendje e jashëtzakonshme.

Gjendje alarmi nga stuhitë dhe shiu. Kështu ka qenë në disa vende të rajonit dy ditëve të fundit. Ky alarm është dhënë edhe në Serbi për shkak se pritej rritje e nivelit të lumenjëve për shkak të të reshurave. Alarmi ëstë dhënë për një kontroll 24 orësh nga të gjitha institucionet e mundshme. Temperaturat ranë nga vapa e madhe deri tek ato zero.

Kryeqyteti serb ka dy lumenj gjigant, Saven dhe Danubin. Frika është edhe më e madhe pasi pesë vjet më parë 57 persona humbën jetën si pasojë e vërshimeve në një krizë disa javësh me dëme të mëdha. Autoritetet thonë se po ndjeket gjithcka por ende niveli I ujit është nën rrezik. Në qytezën Obrenovac rreziku është më i madhi. Nga këtu dikur kanë qenë gjysma e viktimave dhe 25 mijë të evakuuar.

“Kemi pastruar 70 kilometra të shtratit të lumit, dhe cdo gjë përreth, më pare, praandaj presim që rreziku të mos jetë i madh. Deri tani situata është nën kontroll dhe shpresojmë që uji të mos dalë jashtë shtratit të lumit”, thotë Miroslav Cucovic, kryebashkiak i Obrenovac.

Moti shkaktoi problem edhe në Bosnje dhe sidomos në Kroaci. Rrugë të bllokuara dhe dëme nga stuhitë. Zakonisht uji i madh vjen edhe nga këto shtete në Serbi pasi lumenjtë kalojnë në më shumë shtete. Kjo bëri që të mbledhej një këshill I emergjencave pavarësisht se problemet thuhet se nuk priten të jenë të mëdha.

“Reshjet më të mëdha priten të mërkurën ku parashikohet të shkojnë deri në 60 litra ujë për metër katror. Të enjten presim që uji të vijë nga rajoni. Por, nuk ka vend për panik pasi si institucione bashkë me qytetarët do ta kemi situatën nën kontroll dhe jemi gati për reagim”, tha kryebashkiaku i Beogradit Zoran Radojcic.

Në disa vende të rajonit si Bosnja është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Në shumicën e vendeve reshjet kani arritur në 30-40 milimetra. Alarm për evakuim është dhënë vetëm për banorët afër lumenjëve dhe ata që kanë shtëpi pushimi në këto zona./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono