“Republika e Maqedonisë së Veriut”, përpjekjet e Athinës dhe Shkupit

13:48 | 17/06/201813:480

Tashmë është zjgidhur përfundimisht kontesti i emrit mes Athinës dhe Shkupit. Por si kanë arritur dy vendet fqinje deri këtu?

“Republika Socialiste e Maqedonisë” mbajti zgjedhjet e para post-Jugosllavisë në nëntor të 1990-ës. VMRO-DPMNE fitoi në një platformë për bashkimin e të gjithë maqedonasve në tokat maqedonase nën pushtimin në Bullgarinë, Greqisë dhe Shqipërisë, në një konfederatë maqedonase, e cila do të kërkonte Anëtarësimit në BE. Greqia shikonte me alarm, pasi më 25 janar 1991, parlamenti në Shkup deklaroi “sovranitetin e Republikës Socialiste të Maqedonisë” dhe “të drejtën e popullit maqedonas për vetëvendosje”.

Në shtator 1991, parlamenti I Shkupit shpalli pavarësinë nga Jugosllavia dhe miratoi kushtetutën e tij dy muaj më vonë. Në dhjetor, pas presionit nga Gjermania, BE deklaroi se do t’i njohë ish-republikat jugosllave si sovrane individuale, duke shkaktuar shpërbërjen e federatës. Greqia e kundërshtoi masën, por pranoi pas garancive të SHBA se do të merrte mbështetje diplomatike mbi çështjen e Maqedonisë.

Më pas në korrik të 1992, duke parë bllokimin nga Greqia të rrugës drejt NATO-s dhe BE-së, presidenti i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë në atë kohë, Kiro Gligorov, ndryshtoi taktikë dhe aplikoi për njohje në OKB. Periudha më pas do të sillte vetëm përplasje mes dy vendeve duke kulmuar në vitin 1994, kur qeveria socialiste e Andreas Papandreu vendosi embargo ndaj Shkupit përfshirë ushqimet dhe mjekimet. Megjithatë një vit më vonë Athina pranoi humbjen dhe firmosi një akord me Shkupin, ku të dy palët njohën sovranitetin e secilit vend, dhe u zotuan për gjetjen e një zgjidhjeje për emrin. Ato përpjekje kanë zgjatur që nga 1995-sa e deri tani kur u gjet dhe zgjidhja përfundimtare.

Por kjo zgjidhje do të hasë në shumë pengesa, duke filluar nga opozita greke e deri tek presidenti maqedonas Gjorge Ivanov, i cili ka nënvizuar se nuk do ta firmosë marrëveshjen edhe nëse kalohet në kuvend. Megjithatë, nëse refuzohet deri në 3 herë, atëherë marrëveshja hyn në fuqi sipas ligjeve të Maqedonisë edhe pa firmën e presidentit. Pavarësisht kësaj, sovrani e ka fjalën e fundit. Në Maqedoni do të zhvillohet edhe një referendum ku qytetarët do të shprehen lidhur me marrëveshjen për emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono