Reportazhi i RAI për kanabisin, vjen reagimi i ministrit Lleshaj

14:00 | 10/08/201914:000

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar disa dita pas publikimit të dokumentarit të televizionit publik italian RAI mbi fuqizimin e mafias shqiptare në trafikun e kokainës. Në një postim në rrjetin social Facebook, Lleshja shkruan se  fenomeni i ‘Kanabisit’ është tanimë një histori e të shkuarës dhe lufta kundër tij një “bast” i fituar i kësaj mazhorance.

Reagimi i plotë:

“Një emision i televizionit italian “Rai 3” i pak ditëve më parë i mjaftoi opozitës që, si përherë, të nxitonte për të kërcyer tek konkluzione haluçinante, të cilat meritojnë vërtet keqardhje. Disa histori nga e shkuara si Lazarati, kjo “markë” autentike e PD, apo edhe episode të tjera të shkuara (përzier në njē sallatë televizive sensacionale, pa asnjë vlerë dokumentare, po me synimin e vetëm audiencën e interesuar për show) kanë frymëzuar opozitën e plandosur jashtë-parlamentare.

Ajo ka rimarrë vrullin e një shiu vere, për të akuzuar Policinë e Shtetit dhe Qeverinë për njollat që ata vetë i kanë vënë vendit kur ishin në pushtet. E vërteta është krejt ndryshe nga çka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur nga njerëz që janë larg së qeni në nivelin e respektit tonë për kanalin publik italian. Falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, lufta kundër kanabisit si fenomen, është një luftë e fituar e shtetit shqiptar! Rezultatet në këtë fushë, të konfirmuara nga monitorimi i specializuar i partnerëve italianë, janë kokëforta dhe të mirënjohura. Kultivimi apo sasitë e kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapura nga vendet fqinje, kanë rënë në minimumet historike.

Monitorimi nga ajri vijon intensivisht, duke provuar ecurinë e shkëlqyer të përpjekjes sonë. Ndërkohë, goditja në tokë dhe në det nga Policia e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese, është konstante dhe shkurajuese për krimin.   Rrjetet dhe organizatat kriminale që kanë vepruar në këtë fushë janë goditur rëndë në të gjitha aspektet, përfshirë edhe atë financiar. Fenomeni ‘Kanabis’ është tanimë një histori e të shkuarës dhe lufta kundër tij një “bast” i fituar i kësaj mazhorance. Të gjitha shifrat provojnë këtë fakt. Fatmirësisht, autoritetet italiane e njohin shumë mirë dhe nga shumë afër, të vërtetën e luftës kundër kanabisit dhe bashkëpunimin e shkëlqyer policor mes dy vendeve.  Ato kanë folur në të gjitha nivelet për këtë dhe unë besoj se do te shprehen edhe pas këtij reportazhi të Rai 3 – një mishmash i denjë për të ilustruar epideminë e ‘fake news’.

Gjithashtu një ditë më parë zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda tha se të dhënat zyrtare tregojnë një pasqyrë tjetër sa i takon kultivimit të kanabisit.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono