Reportazhi i CNN në Libi, emigrantët shiten në ankande njësoj si në epokën e skllavërisë

20:47 | 14/11/201720:470

CNN me anë të një reportazhi ka zbuluar se në Libi ndodhin akoma tregti me qënie njerzore njësoj si në epokën e skllavërisë. Për këtë çështje është prononcuar edhe Bashkimi Europian, i cili u kritikua ashpër nga OKB. Brukseli kërkon mbylljen e qëndrave të emigrantëve në Libi.

Ankande për qëniet njerzore, njësoj si në epokën e tregtisë së skllevërve, ndodhin në Libi. Këtë e konfirmon media amerikane CNN me anë të një reportazhi, në të cilin tregohen me pamje se si dy burra shiten nga trafikantët. “800 dinarë, 900, 1100, shitet për 1200 dinarë”, që janë të barabartë me 800 dollarë, dëgjohet në videon shokuese të ankandit të një të riu Nigerian. Ai përkufizohet si një “djalosh i fortë që mund të punojë në fusha”.

Pasi ka marrë videon denoncuese, CNN ka verifikuar këtë fakt në vendngjarje, duke regjistruar shitjen e mbi 40 personave në pak minuta. Falë kamerave të fshehta, televizioni amerikan arriti të zbulojë trafikun e paligjshëm të qënieve njerzore. Në pamjet filmike dallohet një “shitës që vë në treg një gërmues, një person të fortë, i aftë të gërmoj”. Pas përfundimit të ankandit, gazetarët i afrohen dy prej djemve të shitur, të cilët duken të traumatizuar, të frikësuar nga çdo person.

CNN i ka dorëzuar pamjet filmike autoriteteve të Libisë, që kanë nisur një hetim. Drejtuesi i agjencisë qeveritare kundër emigracionit ilegal në Tripoli, tha se nuk ka qenë kurrë i pranishëm në një ankand për shitjen e skllevërve, por nënvizoi se ishte në dijeni të bandave kriminale që menaxhojnë trafikun e qënieve njerzore.

Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara e cilësoi si çnjerëzore marrëveshjen mes Bashkimit europian dhe Libisë për çështjen e emigrantëve. Sipas komisionerit për të drejtat e njeriut vuajtja e personave që mbahen në kampet e menaxhimit të fluksit të emigrantëve në Libi është një fyerje për dinjitetin human. Për këtë çështje ka reaguar dhe Bashkimi Europian. Brukseli ka bërë thirrje për mbylljen e kampeve pasi e konsideron situatën të papranueshme. Sipas një zëdhënësi të BE-së, qëllimi i marrëveshjes ishte shpëtimi i jetëve dhe luftimi i trafikantëve./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono