Reportazh/ Flota jonë e peshkatarëve në Durrës

14:11 | 07/11/201714:110

ABC News ndodhet sot pranë flotës së peshkimit në Durrës, për të parë nga afër mënyrën se si funksion kjo industri, por mbi të gjitha për të mësuar problematikat me të cilat përballët ky sektor.

Porti i vjetër i Peshkimit. Aty ku strehohet flota me e madhe me panoramë aspak mikpritëse. Rruga që të çon tek bankinat ku ndodhen anijet është e amortizuar. Plehra të përziera me ujëra të ndotur .

Vetem fillimi i një sërë problematikash me të cilat po përballet ky sektor.

Peshkatarët meren me riparimin e anijeve në një terren të tillë që shikoni në pamje.

Në port nuk ka kantier.

Në brendësi, aty ku strehohen afro 100 anije të flotës së peshkimit, bankinat janë te dëmtura. Anije të ngjeshura njëra pas tjetrës, ashtu sikurse peshqit në konserva. Hapësira ujore mbetet e pamjaftueshme për të gjitha.

Në këto kushte, një pjesë e peshkarexhave po zhvendosen drejt portit të ri, i cili përfundoj së ndërtuari dy vite më parë, por  që u mor në dorëzim para pak ditësh nga flota e peshkimit. Kjo shihet si një levizje pozitive, pavarësisht se nuk i plotëson të gjithë nevojat e këtij sektori.

“Ndërtimi i  portit të ri, duhet të ishte një zgjidhje përfundimtare për këtë sektor, por në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. Një nder problematikat është ndërtimi i bankinave me fute dhe jo me beton, aty ku lehtësisht mund të lidheshin anijet”.

Kjo hapësirë nuk i  plotëson nevojat e këtij sektori, i cili mbetet në zhvillim e sipër. Bankinat jane mbushur me gure, ne vend të betonit, duke ulur kofiçentin e shfrytëzimit në minimum. Probleme ka edhe me konceptimin e rrugës hyrëse apo merkaton e peshkut.

Një premtim i dhene nga qeveria për koorigjim të gabimeve në ndertim te portit të ri të peshkimit si dhe hapësirat më te mëdha tokësore e ujore për këtë industri, i ka mbushur me optimizem peshkatarët, te cilët nder vite me radhë më shume sesa vështirësi në det, kanë hasur në toke.

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono