Replika Noka-Voda, Zv/ministrja: Është zbuluar autori i grabitjes në Allias, Noka: Ministri juaj po fsheh vrasjet

23:36 | 22/01/202023:360

Zv/ ministrja e brendshme Rovena Voda ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në “Byro Politike” me gazetaren Juli Xhokaxhi.

Voda deklaroi se është arritur zbulimi i grabitjes në banesë dhe plagosjes së çiftit në Allias, dhe se shumë shpejt do të njoftohet edhe emri i autorit.

Për grabitjen e Alliasit, është zbuluar dhe shumë shpejt do të keni emrin e autorit. Kemi vrasjen e Tropojës dhe Rrëshenit ende pa u zbuluar, shumë shpejt do të kemi rezultate sepse grupet hetimore me ekspertë shumë të mirë, po punojnë për zbardhjen e këtyre dy ngjarjeve. Dua t’ju them që numri i vrasjeve, në vitet 2018 dhe 2019 janë vite me numrin në ulje të vrasjeve”, deklaroi Voda.

Më tej Voda tha se sipas statistikave, krimi në Shqipëri ka ardhur duke u ulur, por me këtë deklaratë të Zv/ministres Voda, nuk ka qenë dakord ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka.

Noka tha se Ministri aktual i Brendshëm fsheh vrasjet dhe statistikat.

“Gjatë gjithë kohës ministria juaj e brendshme është përpjekur ta fshehë të vërtetën. Qasja  ndaj të vërtetës dhe ndaj realitetit është krejt tjetër. Ju mendoni se duke u fshehur statistikat  do fshihni të vërtetën. Perceptimin popullor nuk mund ta fshihni”, tha Noka./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono