Reperi shqiptar publikon projektin në skenën botërore


10:55 | 09/09/2018

Reperi më i ri Gashi, ka nxjerrë në treg këngën e tij më të fundit “Creep On Me”. Artisti 28 vjeçar, i lindur në Libi me prindër shqiptarë, tashmë duket se po sheh sukses në skenën botërore me bashkëpunimin e tij me emra të mirënjohur si French Montana dhe DJ Snake.

Kënga duket se është pritur mirë nga fansat dhe mediat në industrinë amerikanë të muzikës. Revista HIGHSNOBIETY e ka konsideruar videon si një material me vizuale të arrira e shumëngjyrëshe, shoqëruar me koreografi të përshtatshme për melodinë që përmban. Gjithashtu, revista prestigjoze “Billboard”, e cila është përgjegjëse për klasifikimet më të rëndësishme botërore shkruan për këngën se: “Repimi ëmbëlsues i Gashit merr krye në këtë këngë me ritme të errëta pop-i.”

Gashi, këtë verë gjithashtu ishte i pranishëm dhe në projektin e organizuar nga këngëtarja Dua Lipa në Kosovë. Ai performoi në 10 gusht në Sunny Hill Festival, për të cilin më pas falenderoi dhe këngëtaren Lipa në profilin e tij në Instagram duke thënë se: “Kurrë nuk do të ketë një yll më të madh se Dua Lipa, talent i vërtetë, zëri dhe pamja e saj janë klasike. Të falenderoj që më frymëzon ashtu si nëna dhe motra ime.”
Më herët ai ka realizuar dhe një bashkëpunim më divën e muzikës shqiptare Adelina Ismaili të quajtur “Karma”, e cila e bëri atë të njohur për publikun shqiptar.

Duket se e ardhmja do të jetë e ndritur për 28 vjeçarin, për shkak se pritet dhe dalja në treg e albumit të tij debutues./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono