“Rënia e demokracisë së brendshme”, Ceka: Të pranojmë progresin, jemi në një tren i cili ecën

21:37 | 12/02/202021:370

E ftuar në “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, ish-deputetja e PS Arta Dade ka folur për politikën shqiptare. Dade u shpreh se demokracia është e barasvlefshme me sundimin e ligjit.

“Nuk flas për programet apo dokumentet themelorë të forcave politike, por theksoj se demokracia është e barasvlefshme me sundimin e ligjit. Politika ka qenë e kujdesshme që me pëgjegjësitë që mori të ishte konform”, tha Dade.

Sa këshillohen politikanët e rinj me ju?

Dade: Kur kemi qenë në qeveri kishim këshilltarë me integritet dhe i mernim në konsiderata atë çfarë na konsideronin. Edhe shumë gjëra ka ndryshuar dhe kjo mund të jetë një regres.

Ndërsa politikani i njohur Neritan Ceka sa i pëket politkës në Shqipëri theksoi se ka dy periudha në zhvillimet politike ajo e idealizmit dhe periudha profesionale ku partitë bëhen institucione. Ndërsa theksoi se të dy fazat kanë qenë të deformuara dhe se ka një rënie të kualitetit.

“Duhet ta pranojmë progresin. Jemi në një tren i cili ecën. Lëvizjet e mëdha, iniciativa private ka luajtur rol të jashtëzakonshëm ku pa të shteti nuk do të bëntë asgjë. Sot e duan më pak pupullin dhe populli i don më pak”, tha Ceka.

Paskal Milo: Funksionimi i brendshëm i partive politike në fillim të viteve ‘90 ka qenë i mirë në krahasim me sot. Një nga asryet kryesore pse kemi rënie të demokracisë së brendshme janë ndryshimet Kushtetuese dhe i Kodit Zgjedhor i cili vuri bazën ligjore të autoritarizmit.

Cilat janë vitet që besoni se Shqipëria filloi të ecte mirë?

Milo: Në vitet ‘92 deri në ’94 ishin vitet ku kishte më shumë pasion, kishte një qasje intelektuale dhe një debat të nivelit politik. Ndërsa ‘97 deri në vitin 2001 janë vite shumë të vështira të politikës shqiptare, kishte një thyerje e cila reflektoi në jetën politike. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono