Renditja e FIFA-s për Shqipërinë dhe Kosovën

22:16 | 14/06/2019

Në renditjen e FIFA-s për muajin qershor Shqipëria humbet 4 pozicione. Ndryshe paraqitet situata tek përfaqësuesja e Kosovës pasi dardanët kanë rikuperuar disa vende.

Shqipëria vijon rënien e lirë në renditjen e Fifas për muajin qershor ndërkohë që e kundërta ndodh me përfaqësuesen e Kosovës. Kuqe-zinjtë kanë humbur plot 4 vende duke zbritur nga vendi 62 në vendin e  64.

Fitorja ndaj Moldavisë nuk e ka ndihmuar aspak skuadrën e trajnerit Edi Reja për shkak të emrit të vogël.  Ndryshe paraqitet situata tek skuadra e Kosovës që nuk njeh humbje prej 14 ndeshjesh radhazi.

Dardanet barazuan me Malin e Zi dhe fituan me Bullgarin në kohën shtesë, rezultate që e kanë ndihmuar shumë skuadrën e teknikut Shaland në renditjen e muajit qershor.  Kosova renditet e 121 në rangun e Fifas, pozicion rekord që prej anëtarsimit në Fifa në vitin 2016.

Kosova ka rikuperuar plot 69 vende që prej asaj periudhe. Për muajin qershor, Kosova ka fituar 25 pikë në total më shumë se çdo skuadër tjetër. Tre vendet e para në renditjen e Fifas mbahen nga Belgjika, Franca dhe Brazili./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono