Rektorati i UT fton studentët të kthehen në auditore

15:13 | 11/01/2019

Rektorati i Universitetit të Tiranës u bën thirrje studentëve t’i japin fund protestës dhe të kthehen në auditore. Pas një mbledhje të zhvilluar sot, Rektorati ka dalë me një deklaratë ku bën të ditur se është vendosur të merren masa për të garantuar plotësimin e programit mësimor për këtë vit akademik, nëpërmjet zëvendësimit të orëve të humbura gjatë protestës.

Po ashtu Rektorati urdhëron të gjitha strukturat e Universitetit të Tiranës që të shtyjnë afatet e pagesës së tarifave dhe të mbledhjes së dokumentacionit për përfitimin e bursës dhe të studentëve të kategorive të veçanta.

Rektorati do të marrë masa për ngritjen e një grupi pune me përfaqësi nga secila njësi kryesore  si dhe pjesëmarrjen e studentëve në të.

Rektorati vlerëson se në këtë proces reformimi dhe përmirësimi të aktivitetit të Universitetit të Tiranës, peshën kryesore dhe rolin vendimtar e ka stafi i tij akademik. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono