Rekordmeni armen vjen në Shqipëri

23:30 | 23/05/2019

Federata Shqiptare e Atletikes do të zhvillojë në Elbasan mitingun e radhës ndërkombëtar. Në këtë turne do të marrin pjesë sportistë nga 6 vende të ndryshme.

Federata shqiptare  e atletikes do të zhvilloje të premten në Elbasan mitingun e radhës ndërkombëtar të atletikës ku do të marrin pjesë 6 shtete. Në këtë turne sportistët do të garojnë në kategori të ndryshme të atletikes.

I pranishëm në këtë event sportiv do të jetë edhe rekordmeni evropian në kërcim së gjati, armeni Robert Emian.

Ish-sportisti i famshëm nuk e fsheh kënaqësinë për vizitën në Shqipëri dhe shpreson se do të ishte i lumtur nëse dikush do të thyente rekordin e tij.

“Jam krenar që ndodhem këtu. Kam ardhur shumë herë në Shqipëri dhe këtu ka një mikpritje të jashtëzakonshme. Falënderoj presidentin e atletikes për mbështetjen që ka dhënë për federatën. Sa herë që vij në vendin tuaj shoh diçka të re.  Vitin tjetër jam i sigurtë se do të organizojmë më shumë evente ndërkombëtare. Në Elbasan do të ketë disa shtete pjesëmarrëse  dhe besoj se do të zhvillohet një gare e bukur. Do të isha shumë i lumtur nëse do të thyhej rekordi im. Dua t’i motivoj shumë sportistët e vegjël pasi mund të arrijnë suksese në të ardhmen. Unë e di problematikat e atletikes në vendin tuaj dhe mendoj se duhet investuar për impiantet sportive”, përfundon fjalën e tij rekordmeni me origjine nga Armenia Robert Emian./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono