Reja: Keqardhje që nuk erdha më herët te Shqipëria, kam një premtim!

16:34 | 16/11/201916:340

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, ishte i pranishëm në konferencë për shtyp para sfidës kundër kampionëve të botës, Francën. Në fjalën e tij, strategu italian tha:

TAKTIKAT – “Nuk mendoj se taktika është gjëja më e rëndëisshme në futboll. Janë futbollistët ata që e luajnë rolin dhe që vendosin fatin e një ndeshje. Prsh, Roshi është lojtar krahu dhe ne luajmë me futboll nga krahët. E kemi mënyrë tonën si luajmë dhe e dime se me këtë stil, kemi shans ndaj çdo kundërshtari. E dimë si Franca mund të na vërë në vështirësi, por dimë dhe si ta sulmojmë. Duhet të shfrytëzojmë më mirë ato pak raste që mund të krijojmë”.

DESCHAMPS – “Në radhë të parë, doja t’i bëja komplimente trajnerit Deschamp, që është kampion bote. Unë kam punuar shumë në karrierën time në klube në Itali. Kur drejton një klub, çdo javë kërkohet konferencë para medieve, që janë shumë stresuese. Kur je në kombëtare, ke kohë të studiosh dhe të qetësohesh. Fola me Deschamps kur u takuam në Francë. Më tha se ai është i kënaqur me atë që ka arritur te Franca dhe nuk është e njëjtë si kur ishte te Juventusi”.

KARRIERA – “Më vjen keq që nuk kam ardhur më përpara te Shqipëria, pasi mund të krijonim një grup më të mirë. Mund të kisha marrë rezultate më të mira. Në të ardhmen, premtoj se Shqipëria do të marrë rezultate më të mira”.

DËMTIMET – “Mungesa kemi. Mungon Cikalleshi, lojtar i rëndësishëm, Abrashi dhe Xhaka, që kanë pasur probleme muskulore. Por e kam thënë dhe herë të tjera, që kemi zgjedhje dhe alternativa shumë të vlefshme për të zëvendësuar lojtarët e dëmtuar. Ata që do të zbresin në fushën e lojës nesër, do të jenë në 100%. Franca është një ekip shumë i fortë, kampion bote, por nuk janë të pathyeshëm. Ne e kemi strategjinë tonë, planin tonë. Shpresoj që nesër ta shikoj në fushën e lojës”.

REZULTATI – “Ne futemi në fushën e lojës në çdo ndeshje për të fituar. E thamë që kundër Andorrës gabuam, pasi nuk ishim gati nga ana psikologjike. Elsi tha që duhet ta harrojmë atë ndeshje, por jo pa nxjerrë leksione. Andorra na shënoi dy gola shumë të evitueshëm, si dhe shpërdoruam shumë raste. Do të luajmë kundër Francës që nuk mbyllet në mbrojtje, gjë që na jep më shumë mundësi neve”, përfundoi Reja. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono