Reginaldo, ndërrimet e trajnerëve dhe Sormani: Demi i prek të gjitha

23:51 | 18/01/202023:510

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, ka folur për disa nga temat më të nxehta rreth klubit të tij. Në Supersport, numri një i “Demave të Kuq” foli për merkaton, ndërrimin e trajnerëve, problemet e Sormanit dhe “afrimin” e bujshëm, Reginaldon, për të cilin refuzoi gjithcka. Në fjalën e tij, Demi tha: “Të them të drejtën më pëlqeu kjo qetësia pa impenjime. Skuadra ka bërë mirë në Antalia, sipas informacioneve që kam trajneri i ri është i kënaqur e tani të shohim.

Ndërrimet e trajnerëve nuk i kam bërë vetëm unë, këtë herë kam marrë trajner me dashurinë time, e pëlqeu edhe stafi. Kishim lënë një projekt në mes me zotin Sormani, është një burë që kisha dëshirë ta merrja në qershor, për arsye familjare nuk mundëm. U arrit tani e shpresojmë të shkojë shumë mirë.

Sormani nuk ka pasur asnjë probleme me lojtarët kur iku, ka qenë me dashuri dhe respekt atëherë. Nuk ka qenë punë regatash, ka qenë vetëm një moment shqiptar i një njeriu pak ekzigjent. Kështu ka  qenë muhabeti, e kam pasur gjithë stafin kundër atëherë e jam penduar.

Mala? Unë flas si biznesmen e mendoj si një ndërmarrje, në ta ka rregulla të njëjta për të gjithë. Ai stërvitet e luan me ekipin B. Partizani është sipërmarrje e madhe, asnjë lojtar nuk është më shumë se tjetri, te Partizani është grupi më i rëndësishëm se sa çdo lojtar. Ka pasur probleme administrative e shpresojmë t’i zgjidhim se kemi folur me Malën e familjen, drejtori shpresojmë ta gjejmë zgjidhjen,

Problemet ekonomike? Do kem dëshirë të mos cenohet gara, kam dëgjuar që ka problematika. Ne punojmë te Partizani,  nuk shohim jashtë çfarë bëhet. Kam dëgjuar që ka probleme por duhet ta bëjë federata, jo ta bëjmë ne zgjidhjen. Nuk mund të jap mend jashtë shtëpisë time, jap për shtëpinë time për Partizanin. Duhet të qartësohemi të marrim vesh edhe ne si është problematika. Presidenti i Flamurtarit thotë me datë 21 ekipi është gati. Edhe mund të ngremë zërin të organizojnë një mbledhje në FSHF. Do i them stafit të flasim me Federatën e diskutojmë, e mira është të mos ketë probleme se në fund të jetë fair play i pastër.

Rexhinaldo? Nga informacioni që kam, nuk ka lidhje, këto i bëjnë mediat a menaxherët, hapin muhabete për një klub tjetër. Nuk kemi ndonjë interesim për këtë lojtarë, janë disa lojatë që po sheh Olsi me Sormanin, ku lojtar nuk ka qenë asnjëherë. Të jesh i sigurt që ne nuk kemi pasur asnjë interesim për Rexhinaldon. Stafi teknik nuk ka pasur asnjë bisedë të vogël, asnjë seancë stërvitore, asnjë sekondë”, përfundoi presidenti Demi./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono