Reforma zgjedhore, Rudina Hajdari: Largoni Damian Gjiknurin

19:22 | 02/09/201919:220

Sipas Rudina Hajdarit, Damian Gjiknuri, me të cilin ajo bashkëdrejton komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore duhet larguar nga ky komision. Gjatë një replike me deputetin Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit, Hajdari theksoi se kjo lëvizje do i japë kredibilitet komisionit.

Ndër të tjera, deputetja e opozitës deklaroi se kandidatin Valdrin Pjetri në Shkodër e solli vetë Partia Socialiste. Madje sipas saj nëse kryetarët e partive kryesore në vend vazhdojnë të kenë dorë në partitë e tyre, personat që do sillen do jenë të paaftë dhe kriminelë.

“Si bashkëkryetare e këtij komisioni mendoj se në radhë të parë duhet të ndryshojmë bashkëkryetarin në atë komision që të bëhet një lëvizje e duhur në mënyrë që ky komision të ketë kredibilitetin e duhur për të bërë një reformë sa më të mirë zgjedhore. Nëse do flisni për shkaqet e sistemit dua ta shikoni se çfarë ka ndodhur sot në Shqipëri. Fakti që vetëm sot flisni për zgjedhjet e 30 Qershorit si një sukses i madh nuk di se çfarë të them kur flisni për këtë gjë dhe në fakt keni zgjedhur kandidatë si Pjetri në Shkodër.

Më thoni pse merreni me pasojat dhe me shkaqet. Pse merreni me individë dhe mendoni që i ka ligji fajet dhe duhet të ndryshojmë ligji, ndërkohë që nuk e solli kjo parti këtë njeri dhe tani thoni që vini këtu dhe të ndryshohet ky aspekt i ligjit që të pastroni figurat politike në rangjet e PS. Jeni ju ata që i sillni këta njerëz në parlament. Nëse kryetari i PS, kryetari i PD, dhe i LSI do vazhdojnë të kenë dorë në partitë e tyre do vazhdoni të sillni njerëz të paaftë dhe kriminelë dhe do bëni çdo gjë për të mbajtur pushtetin tuaj”, tha Hajdari./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono