Reforma zgjedhore, opozita kërkon masa shtesë: Të ndahet politika nga krimi

15:44 | 27/01/202015:440

Përfaqësuesit politikë dhe ekspertët e reformës zgjedhore u mblodhën këtë të hënë në zyrat e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Me praninë e ambasadorit Britanik, tryeza elektorale jashtë parlamentare, miratoi kalendarin e punës.

Kryefjalë e tyre janë shqetësimet e opozitës për ndarjen e politikës nga krimi. Ato janë planifikuar të kthehen në amendament brenda datës 10 shkurt.

“Reflektojnë dhe shqetësimet e opozitës, duke filluar nga përmirësimi i administratës zgjedhore, financimit të fushatës zgjedhore apo çështje që kanë të bëjnë me krime zgjedhore. Ne ia kemi bërë të qartë opozitës që për çështjet që i mendojnë shumë specifike le të vijnë me propozimet e tyre”, u shpreh Gjiknuri.

Opozita kërkon që të merren masa shtesë në raport me ligjin e dekriminalizimit, por ende nuk specifikon se cilat mund të jenë këto masa.

“Përfshihen çështje të shitblerjes së votës, ndarjes së politikës nga krimi. Përfshihen probleme të rënda zgjedhore të gjitha masa që kanë si emërues së përbashkët vullnetin politik për të ndarë krimin nga politika”, theksoi Bylykbashi.

Në kalendar është përfshirë dhe diskutimi i sistemit zgjedhor, çështje e cila është lënë për në fund, në 10 mars, duke zbehur mundësitë që vërtetë të shkohet tek ndryshimi i sistemit.

“Asgjë nuk është kufizuar. Do të trajtohet sistemi zgjedhor, do të trajtohet edhe çështja e votës së diasporës. Nuk do të ketë ndërhyrje edhe në Kushtetutë nëse është e nevojshme”, tha më tej Rudina Hajdari.

15 marsi është një afat i afërt, për disa i arritshëm, e për disa jo.

“Data 15 mars është një datë shumë ambicioze”, u shpreh Hajdari.

Ndërsa Gjiknuri theksoi se: “Se është afat ambicioz, por nëse ka vullnet mund të jenë zgjidhur problemet kryesore.”

“Opozita është e angazhuar maksimalisht për të ecur me shpejtësi”, tha më tej Bylykbashi./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono