Reforma në drejtësi, Meta shigjeton Euralius për ndërhyrje në komisionin e ligjeve

11:50 | 22/05/201911:500

Presidenti nuk duroi më.

“Unë i jam shmangur kësaj çështjeje publikisht, pavarësisht se me partnerët ndërkombëtarë kam folur hapur prej kohësh”, tha Meta.

 Në aktivitetin organizuar rreth sigurisë në ballkan dhe rolit të aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik, presidenti Meta mesazhet e forta ja drejtoi kujtdo që reformën në drejtësi të votuar tre vjet më parë e quan  “sukses për tu marrë shembull.”

Nëse do ishte me të vërtetë një sukses Shqipëria asnjë minutë nuk do ishte pa gjykatë Kushtetuese. Reforma nuk bëhet me retorikë, bëhet me standarde. Nëse reforma bëhet me emra atëherë asnjëherë nuk ka një reformë të qëndrueshme, por forma të reja për kapjen e institucionit”, tha Presidenti.

Papërgjegjshmëri të plotë në zbatimin e direktivave kushtetuese të miratuara tre vjet më parë për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë ka regjistruar presidenti në memorien e tij.

Dy herë janë hedhur shortet e KED-së, në Dhjetor 2016 dhe më pas kam marrë iniciativë në Nëntor 2017. Kam bërë përpjekjet që gjithçka të bëhet në raport me Kushtetutën. Herën e dytë si president duke e ditur dështimin e herës së parë, kam kërkuar me shkrim angazhimin e delegacionit të BE dhe të Euraliusit që është një mision që paguhet me taksapaguesit europianë për të garantuar zbatimin e reformës në drejtësi në respekt me Kushtetutën dhe ligjet në Shqipëri. E kam folur hapur, por e dimë se çfarë ka ndodhur një vit më parë, kështu që t’i ftojmë kështu që ftoj të gjithë aktorët jashtë mediave që të unifikojmë një qëndrim të përbashkët sepse jemi në një situatë ekstraligjore, sipas parashikimeve të vetë Kushtetutës, që të mos kemi debate kontestime. Ditën e fundit Euralias çon përgjigje që në takim nuk vijmë dot se jemi një mision teknik. Pra një mision teknik do të thitë që ke marrë porosi politike. Unë nuk e di nga u mor kjo porosi politike”, tha Meta.

I njëjti mision që sipas kreut të shtetit shqiptar mbështeti mazhorancën në shkeljen e Kushtetutës në zgjedhjen e prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku.

Ky Euralias si i jep një vërtetim një kryetari shumë të nderuar të komisionit të ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Kushtetutën e Shqipërisë në kundërshtim të hapur në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kjo nuk është drejtësi evropiane”, tha Meta.

Drejtësia europiane dhe standardi që ajo promovon do mbërrijë në Shqipëri vetëm kur në vend të vijnë më shumë investime të huaja nga partner strategjik, përfundoi presidenti meta në mesazhin e tij të fortë./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono