Reforma në Drejtësi, Kadilli: Klasa politike që është përfshirë në zullume duhet të frikësohet

22:03 | 20/11/201922:030

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Bardh Kadilli i ftuar në “Byro Politike”  me gazetaren Juli Xhokaxhi, sa i përket përplasjeve të institucioneve politike, ka theksuar se duhet të frikësohet e gjithë klasa politike që është e përfshirë në zullume.

Për Kadillin shkarkimi i Presidentit Meta është masa më e parëndësishmë për shqiptarët, sipas tij abuzimi i pushtetit ekzekutiv nëse nuk ndalet me votën e radhës do të krijojë ngërçe të thella në politike.

“Opozita nuk ka asnjë rol në reformën në drejtësi, nuk ka pasur mundësi as të bllokojë dhe as të kontribuojë”, tha Kadilli.

Kemi një president që ka mandatin më të gjatë se parlamenti, u shpreh ndër të tjera Kadilli.

Ai shprehet çdo qeveri tenton të kalojë gardhin, tenton të hyjë në zonën gri, por atë e mban vetëm Gjykata e Lartë.

Pyetjes se a do të guxonte kryeministri Rama të kapë Reformën në Drejtësi, ai thotë se politika duhet të shkëputet nga gjyqësori.

“Ka në vështrim krejt tjetër, ne si shqiptarë nuk mund të pranojmë çfarë thonë ndërkombëtarët, sjelljet tona përcaktojnë se kush jemi ne. Nëse duan vërtet ta shkëpusim politikën nga gjyqësori procesi i Vettingut do të ishte ai i cili do ta bënte këtë filtrim”, tha Kadilli./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono