Reforma e shërbimeve publike/Ahmetaj: Biznesi ka kursyer 56 vite kohë në 2017


12:55 | 02/02/2018

Kalimi në sistemin online të shërbimeve favorizon biznesin në shumë aspekte. Jo vetëm ka më pak kosto, por i kursen edhe kohën sipërmarrësve. Kështu deklaroi ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj në një takim me përfaqësues të biznesit në vend.

 

Shërbimi online për bizneset jo vetëm ul korrupsionin, heq dhimbjen e kokës nga sorrollatjet dhe radhët e gjata, por kursen edhe kohë që sipas përllogaritjeve të ministrit të Financave dhe ekonomisë nuk është pak.

Ahmetaj: “ Gjatë vitit 2017 deri në fund të janarit të 2018, e-albania ka lëshuar 144 mijë vërtetime të Tatimeve. Në QKB, mbi 14 mijë ekstrakte janë lëshuar online. Lidhur me vendimin e vitit të kaluar, që 13 dokumentat për sipërmarrjen do të gjenerohen totalisht nga institucionet publike, kemi përllogaritur që janë lëshuar mbi 600 mijë herë, në kohë të kursyer thuajse 56 vite”.

Duke qëndruar tek statistikat ministry Ahmetaj tha se shërbimi i vulës elektronike është përdorur 800 herë brenda dy muajve. Të gjitha këto janë një arsye e fortë sipas tij që bizneset që  e rethojnë në këtë tryezë por edhe të tjerët, të përdorin shërbimin online.

 

Ministri i Financave dhe Ekonomisë njoftoi ata që duhet të kryejnë procedura me doganat se në mes të muajit prill nis shërbimi online i eksportit për 24 orë.

Ndërsa në periudhën gusht shtator do të fillojë gjurmimi i plotë i trafikut komercial gjë që sipas ministrit do t’i japë më tepër besueshmëri biznesit, si dhe do të ulë pikëpyetjet mes tyre dhe doganës. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono