Menduh Thaçi: Dështimi i referendumit për shkak të listave

20:33 | 01/10/2018

Dështimi i referendumit për emrin në Maqedoni, ka ardhur për shkak të listave të zgjedhësve. E deklaroi kreu i PDSH, Menduh Thaçi, në emisionin Byro Politike. Thaçi tha se nëse nuk arrihet shumica për ta miratuar në Kuvend, atëherë Maqedonia do shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kryetari i Partisë Demokratike shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi thotë se dështimi i referendumit për emrin ka ardhur edhe për shkak të listave të votuesve. Në emisionin Byro Politike, Thaçi thotë se listat zgjedhore janë të papërditësuara.

“Ka 17 vjet që nuk bëhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni. Shqiptarët përbëjnë 40%, por një pjesë e tyre janë të punësuar e jetojnë në vendet perëndimore. Ka edhe shumë qytetarë maqedonas që janë jashtë vendit. Ata që donin dështimin e referendumit e dinin mirë këtë”.

Kreu i PDSH-së thotë se nëse marrëveshja për emrin me Greqinë nuk merr dy të tretat e votave në Kuvend, atëherë duhet shkuar në zgjedhje të parakoshme.

“Hapi tjetër është që brenda dy javësh marrëveshja shkon në kuvend. Mazhoranca nuk i ka dy të tretat e votave, ka vetëm 72 deri në 75 deputetë e unë kam besim se kryeministri Zaev, i mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare, do e gjejë një marrëveshje me partitë opozitare, por nëse kjo nuk arrihet, atëherë kam dakord me kryeministrin se duhet shkuar në zgjedhje të parakoshme”.

Thaçi fajëson VMRO-DPMNE në opozitë si parti që nuk e do integrimin e Maqedonisë dhe tha se asnjë parti shqiptare nuk bën aleancë me të, ndërsa cilado parti maqedone në pushtet, nuk qeveris dot pa shqiptarët./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT