Sulmet ndaj impianteve të naftës, SHBA fajëson Iranin

10:00 | 15/09/201910:000

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Iranin për sulmet me dronë ndaj impianteve saudite të naftës. Dy atentatet kanë bërë që prodhimi i arit të zi në Arabinë Saudite të tkurret me 5.7 milionë fuçi, thuajse gjysma e prodhimit ditor në mbretërinë saudite.

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo ka fajësuar Iranin për sulmet me dronë ndaj impianteve saudite të naftës. Pompeo ka hedhur poshtë zërat se sulmi ndaj dy impianteve ishte bërë nga rebelët jemenas të etnisë Huthi. Në një postim në rrjetin social Twitter, Pompeo tha se nuk ka asnjë provë që dronët të kenë ardhur nga Jemeni. Ai e cilësoi sulmin një “agresion të papreçedent ndaj furnizimit me energji të të gjithë botës” dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve që ta dënojnë këtë sjellje të Iranit. Ndërkohë, ministri saudit i Energjisë deklaroi se sulmet kishin reduktuar prodhimin e naftës me 5.7 milionë fuçi në ditë, thuajse gjysma e prodhimit të mbretërisë saudite. Korrespondentët e mediave ndërkombëtare shkruajnë se ngjarja mund të ketë një impakt të fortë në çmimet e naftës nëpër botë. Sulmet ndodhën i pari në Abkaik, pjesë e kompleksit më të madh të procesimit të naftës në Aramko; ndërsa i dyti në fushën e naftës Khurais. Sulmet vijnë në një kohë kur sauditët udhëheqin një koalicion ushtarak të favorizuar nga Perëndimi në mbështetje të qeverisë në Jemen dhe kundër rebelëve Huthi. Gjithashtu ato ndodhën në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pas braktisjes që presidenti Donald Trump i bëri marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 dhe rivendosi sanksionet ndaj Republikës Islamike. Nga Shtëpia e Bardhë mësohet se presidenti Donald Trump i ka ofruar ndihmë Arabisë Saudite.

/ABC news Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono