Realizohet me sukses nxjerrja e trupit të huaj (gjilpërë me kokë) nga niveli i porcionit të tretë duodenal

13:03 | 24/01/202013:030
Pacientja e moshës 20 vjeçare paraqitet në urgjencën e Spitalit Hygeia, pasi kishte gëlltitur një trup të huaj (gjilpërë me kokë). Pas ekzaminimeve paraprake, pacientja i nënshtrohet menjëherë ekzaminimit endoskopik, ekzaminim ky që u realizua nga mjeku gastroenterolog, Dr. Plarent Kapo.
Gjatë ekzaminimit endoskopik në stomak dhe duoden nuk arrihet të evidentohet prezenca e trupit të huaj pra e gjilpërës, por duke përparuar më tej endoskopikisht, në nivel të porcionit të tretë duodenal (në jejunum, që është pjesa e sipërme e zorrës së hollë), mjeku arrin të evidentojë trupin e huaj dhe me ndihmën e “grasping forceps” arrin të kapë gjilpërën dhe të realizojë me sukses nxjerrjen e saj pa krijuar trauma në zorrë, stomak dhe ezofag, duke mënjanuar kështu edhe ndërhyrjen kirurgjikale.

Për të kontaktuar me mjekun gastroenterolog të Spitalit Hygeia, kontaktoni: 04 23 90 000.


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono