Reagon Valdrin Pjetri pas akuzave nga PD: Ja dokumentat që vërtetojnë pastërtinë time

22:40 | 10/08/201922:400

Pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike e cila këmbëngul se kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri është i dënuar në Itali për trafik droge, ka reaguar vetë Pjetri në rrjetet sociale. Kryebashkiaku i zgjedhur ka publikuar dy prej dokumenteve zyrtare italiane ku sipas tij janë prova të cilat vërtetojnë se ai nuk ka llogari të hapura me drejtësinë italiane.

“Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time.

Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian.

Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim.

Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj”, shkruan Pjetri.

Prova e vetme e paraqitur deri tani nga PD është sistemi TIMS, sipas të cilit Pjetri nuk ka qenë në Itali pas vitit 2002 kur mendohet të jetë dëbuar, deri në vitin 2010./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono