Reagon PS për përgjimet: Të hetohen ata që kanë nxjerrë sekretin hetimor

14:32 | 05/06/201914:320

Ulsi Manja, Kryetar i Komisionit të Ligjeve në Partinë Socialiste, në një dalje për mediat ditën e sotme ka reaguar në lidhje me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane BILD ku janë përfshirë kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako dhe disa eksponentë të tjerë të Partisë Socialiste në blerje votash e favorizime të “Klanit Avdylaj”. Sipas Manjës në këto përgjime nuk thuhet askund për blerje votash gjithsesi shqetësimi i PS mbetet te dalja e sekretit hetimor. Zyrtarët dhe prokurorrët, sipas Manjës, të cilët kanë publikuar një dosje e cila është ende nën hetim duhet të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit.

“Të hetohet dhe të gjenden personat që nxorrën sekretin hetimor të dosjes 339, opozita të mos merret me thashetheme, por opinionit publik t’i serviren të vërtetat ashtu siç janë. Dosja 339/1 është ende në hetim, vlerësimin përfundimtar do ta japë drejtësia. Kushdo që është përfshirë me vepra penale të mbajë përgjegjësi përpara drejtësisë. Ka dosje të tjera nën hetim me vlera prej miliona eurosh, por këto për opozitën nuk përbëjnë problem. Përmbajtja e përgjimeve dhe fati i personave që përmenden, janë çështje e drejtësisë. Është në detyrën e prokurorisë që të përfshijë në veprën penale përveç subjekteve të përgjimeve edhe zyrtarë apo prokuror që kanë nxjerrë sekretin hetimor pasi siç dihet kjo dosje është ende nën hetim. Në asnjë nga materialet nuk kam dëgjuar blerje votash, por nëse ka krim elektoral prokuroria ta çojë hetimin deri në fund. Të mos mbarset opinioni publik me të pavërteta. Opinion publik pret një opozitë të përgjegjshme, opsionale.

Unë nuk jam i shqetësuar për përmbajtjen e përgjimeve unë jam i shqetësuar për faktin që ato materiale është nën hetim dhe bërja publike ka dëmtuar rëndë hetimin. Jam anëtar i PS dhe jam ulur në tryezë me Vangjush Dakon dhe do vazhdoj të ulem me të gjithë ata që nuk kanë vendim të formës së prerë nga gjykata. Në drejtësi dhe në hetim funksionon ndryshe, thuhet: rast pas rasti dhe me prova që ke në dispozicion, madje këto prova duhet të jenë marrë në mënyrë procedurale“, tha Manja./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono