Reagon FSHF për deklaratën e deputetit Braçe

18:19 | 11/10/2018

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas deklaratës së deputetit Erjon Brace në parlament. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Federata Shqiptare e Futbollit shpreh keqardhjen që për të disatën herë i njëjti deputet përdor jo vetëm gjuhë ofenduese por edhe kërcënuese – thuhet në reagimin zyrtar të FSHF-së  sipas të cilës deklarata të tilla në subkoshiencë fshehin ëndrrën e vjetër të nje segmenti të caktuar të politikës për të pushtuar me dhunë Federatën Shqiptare të Futbollit.

Duke ritheksuar besimin tek institucionet e shtetit, në reagimin e FSHF-së nënvizohet edhe një herë se mesazhet e dala nga zëra të veçuar të politikës që baltosin jo vetëm imazhin e Federatës por  edhe të UEFA-s do të përcillen dhe ndahen me të gjithë partnerët në FIFA dhe UEFA. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT