Reagon Basha: Asnjë hap pas! Të gjithë në protestë të dielën në 19.00

12:46 | 01/06/201912:460

Pak orë pas letrës së shtatë të kryeministrit Edi Rama ka reaguar dhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Përgjigjja e tij ka qenë një video nën hashtagun “Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Nesër në ora 19:00 të gjithë në shesh”.

Ndërsa ish deputeti demokrat Enkeljd Alibeaj shkruan po në rrjetet sociale se; “Edi Rama mendon se do të gjunjëzojë popullin me presion me shantazh me kërcënim e nga ana tjetër të vazhdojë ta vjedhë e varfërojë. Kjo kohë ka mbaruar”– shkruan ish-ligjvënësi demokrat, i cili mbyll postimin e tij duke theksuar:

“Populli është në këmbë, kundër pushtetit të ardhur nga krimi e nga vota e blera për të vjedhur e grabitur Shqipërinë”. ABC news Albania 24/7

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono