Reagimet: Dorëzim i turpshëm i Trump para Putin për Russiagate


17:02 | 17/07/2018

Kritika të shumta në SHBA ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, menjëherë pas konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin rus Putin. Liderë republikanë, ish-funksionarë të shërbimit të inteligjencës, gazetarë në transmetim të drejtpërdrejtë. Një kor kritikash për deklaratat e presidentit anerikan Trump, i cili mbështeti liderin rus, në vend të shërbimit amerikan të inteligjencës për Russiagate.

“Turp”, “pothuajse një tradhti “, “skandal”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar njëzëri pothuajse pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump gjatë konferencës për shtyp pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, në Helsinki.

Imazhi i një presidenti që rreshtohet me kreun e një shteti të huaj dhe për më shumë të dyshuar nga një hetim zyrtar për aktivitet anti amerikan; duke refuzuar të mbëshesë agjencitë amerikane të inteligjencës që po merren me hetimet për Russiagate, ka tronditur gazetarët e rrjeteve televizive amerikane, politikanë republikanë dhe demokratë, por dhe funksionarët e agjencive të përfshira.

Putin përsëriti disa herë se Rusia nuk ka ndërhryë asnjëherë në zgjedhjet amerikane. Madje nuk ka pasur asnëj arsye për të spiunuar Trump, pasi nuk dihej se Trump do kandidohej. Por nëse Putin ka ruajtur qëndrimin e përhershëm ishte Trump, ai që habiti. Ai deklaroi se hetimet për Russiagate nisën sepse demokratët humbën në zgjedhje. Madje Trump në fund shtoi se Putin kishet qenë shumë bindës dhe kishte ofruar bashkëpunimin e tij.

Lideri i republikanëve, Paul Rayan, ishte i pari që reagoi duke thënë se presidenti amerikan duhet të kuptojë se Rusia nuk është një vend aleat dhe mbetet armiqësore ndaj vlerave amerikane. Sipas tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i kërkojnë Moskës që të mbajë përgjegjësitë e saj dhe të mos sulmojë më demokracinë.

Senatori republikan Xhon Mekein u shpreh se konferenca për shtyp ishte shfaqja më skandaloze e një presidenti amerikan në të gjithë hostorinë e vendit.

“Dëmi i bërë nga naiviteti, egoizmi, simpatia fals për autokratët nga ana e Trump, nuk mund të llogaritet,” shtoi ai.

Ish-kreu i CIA-s Xhon Brenan, e cilësoi si një tradhti qëndrimin e Trump, dhe deklaratat e tij idiote. Duke shtuar se Trump i ishte nënshtruar plotësisht Putinit, ai u kërkoi patriotëve republikanë që të reagonin.

Gazetari kryesor i CNN, Anderson Kuper, u shpreh menjëherë pas transmetimit të konferencës se ajo ishte performance më e turpshme e një presidenti amerikan ndonjëherë. Ndërkohë kreu i Shtëpisë së Bardhë do të takohet me anëtarët e Kongresit amerikan për të diskutuar për takimin me Putin./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono