Raporti i progresit, pritet rekomandimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë


10:10 | 17/04/2018

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit pa kushte të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke konsideruar se është bërë progres në përmbushjen e pesë prioritetet kryesore. Për Komisionin Europian, ajo që ka bërë diferencën për këtë rekomandim është ecuria e reformës në drejtësi.

Duke qenë, se konsiderohet si sfida kryesore për transformimin e vendit, kjo reformë është vendosur në fokusin kryesor të raportit të progresit të ekzekutivit europian. Ashtu siç e kishte artikuluar edhe më parë Komisioni Europian, fillimit i procesit të Vettingut konsiderohet i një rëndësie të veçantë.

Kjo reflektohet qartazi në raport, i cili ndalet në çdo etapë të këtij procesi duke ju referuar rasteve konkrete të Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe dorëheqjes se 15 gjyqtarëve dhe prokurorëve të profilit të lartë.

“Duke marrë parasysh progresin e bërë, Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë për të ruajtur dhe thelluar ritmin e reformave në fushën e sundimit të ligjit, sidomos rreth pesë prioriteteve kyçe dhe rezultateve konkrete gjatë Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do të jetë vendimtare për progresin e mëtejshëm”, thuhet në raport.

Lidhur me luftën kundër korrupsionit, Komisioni Europian vlerëson hapat legjislativë të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, ndërkohë që evidentohet qartë që në praktikë nuk ka progres. Kjo mungesë e konkretizimit të objektivave të fiksuara shprehet qarte në raport. Kështu ekzekutivi europian mbështet krijimin e një zinxhiri organizmasah antikorrupsion, ku përfshihet edhe ngritja e postit  të një Prokurori të Posaçëm përmes amendimeve të Kodit të Procedurës Penale.

Por në raport evidentohen qartë dy probleme kryesore në këtë drejtim. Shqipëria regjistron një numër mjaft të ulët të ndëshkimit të zyrtarëve të lartë për korrupsion dhe korrupsioni vazhdon të jetë një problem serioz. Megjithatë, në raport thuhet, se numri i të dënuarve mes zyrtarëve të nivelit të ulët dhe të mesëm është rritur.

Përsa i përket trafikut të drogës, Komisioni vëren, se gjatë vitit të shkuar janë bërë përpjekje, por kërkohen më shumë rezultate në çmontimin e grupeve kriminale, ndëshkimin e krerëve të këtyre grupeve dhe pastrimin e parave.

“Përgjithësisht ka patur një progres gjatë kësaj periudhe, sidomos në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Shqipëria duhet të përshkallëzojë punën në konfiskimin e pasurive kriminale dhe të vazhdojë me sekuestrimin dhe shkatërrimin e të gjithë hashashit të mbetur stok në vend”, thuhet në raport.

Për Komisionin Europian, në kuadrin e luftës kundër drogës mbetet problematik bashkëpunimi mes policisë dhe prokurorisë, i cili ka rezultuar në çmontimin e një numri të vogël të grupeve kriminale.

“Numri i të dënuarve si koka të grupeve kriminale vazhdon të jetë shumë i ulët”, thuhet në raport.

Kërkohet goditja e aseteve kriminale dhe e pasurive të pajustifikuara.

Në raportin e progresit thuhet gjithashtu, se Shqipëria ka shënuar progres në prioritetin lidhur me reformën e administratës publike, si edhe prioritetin lidhur me të drejtat e njeriut./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono