Raporti i OKB-së: Në Venezuelë praktikohen tortura

14:05 | 06/07/2019

Sipas raporti më të fundit të Kombeve  të Bashkuara në Venezuelë praktikohen tortura dhe shkelen rëndë të drejtat e njeriut. Raporti nuk lë asnjë dyshim për degradimin e regjimit të Nicolas Maduro.

Është publikuar raporti i komisioneres së lartë për të drejtat e njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Mishel Bakelet, pas vizitës në Venezuelë nga 19 deri në 21 Qershor. Dokumenti, i prezantuar në Gjenevë, nuk lë asnjë dyshim për pasojat e degradimit të regjimit të Nicolas Maduro. Në Karakas tortura tashmë është një rutinë dhe ish-presidentja e Kilit kërkoi shtypjen e forcave speciale të policisë.

Bakelet shprehet ndër të tjera se përdorimi i forcës së tepruar dhe vdekjeprurës është përdorur në mënyrë të përsëritur. Zyra e saj ka dokumentuar forcën e përdorur në operacionet e forcave speciale ku shumë të rinj janë vrarë. Shumë nga këto vdekje mund të konsiderohen ekzekutime dhe duhet të hetohen me seriozitetin më të madh.

Në vitin 2018, duke cituar burime të qeverisë së Chavez, raporti tregon se ka pasur 5287 vdekje për rezistencë ndaj autoriteteve të shkaktuara nga grupe paraushtarake. Nga 1 Janari i vitit 2019, janë vrarë 1569 persona të tjerë.

Një goditje e fortë kjo për Nicolas Maduro i cili e konsideronte Bakelet si një aleate të paktën ideologjike. Reagimi i zëvendës ministrit të Jashtëm venezuelian në OKB ka qenë i ashpër. Sipas tij dokumenti është dominuar nga informacione selektive dhe të pjesshme.

Një dokument, të cilit u mungon saktësia shkencore dhe metodologjia serioze. Sipas tij nuk ekziston një krizë humanitare në Venezuelë, por vetëm probleme ekonomike. Por pavarësisht kësaj qeveria ruan paqen në vend, përdorimin e demokracisë dhe politikat e drejtësisë sociale, përfundoi ai./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono