Raporti i medias, Meta: Kambanë alarmi. Rama: S’ka liri të mohuar

16:36 | 18/04/2019

Pas raportit të “Reporterët pa Kufij” për lirinë e medias në Shqipëri, në një deklaratë publike, Presidenti Ilir Meta shprehet se “Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias dhe paralajmërimi serioz i këtij raporti se rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian është e gjatë”, sipas Metës është një kambanë e fortë alarmi që duhet të na zgjojë të gjithëve.

Më tej, presidenti Meta shkruan se: “Liria e medias është jetike për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike, ndërsa shpreh solidaritet të plotë me gazetarët e cenuar në misionin e tyre në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik.

Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit të organizatës botërorë, “Reporterët pa kufij”, mbi lirinë e medias në vend ka reaguar me anë të një postimi në Twitter.

“Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë,rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!”, shkruan Kryeministri.

Më herët edhe Partia Demokratike ka reaguar për lirinë e medias në Shqipëri nëpërmjet ish-deputetes Albana Vokshi, e cila deklaroi se “PD ka kërkuar nga përfaqësitë diplomatike, të sjellin misione monitorimi për situatën e rëndë të medias në Shqipëri dhe të ushtrojnë të gjithë presionin e tyre ndaj Kryeministrit  për të ndalur sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve.”

Sipas Vokshit: “Pa media të lirë nuk ka transparencë dhe llogaridhënie të qeverisë, nuk ka informim të publikut, rrjedhimisht nuk ka zgjedhje të lira”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono