Raporti i KE: Ulet papunësia dhe borxhi në Shqipëri

19:54 | 09/02/2019

Rritja ekonomike e Shqipërisë është ndër më të lartat në vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian. Një raport i Komisionit Europian evidenton se edhe papunësia është ulur, por evidenton se ka dhe një ritëm më të ulët të investimeve të huaja direkte.

Shqipëria është vendi i dytë me normën më të lartë të rritjes ekonomike mes vendeve që  aspirojnë të bëhen anëtare në Bashkimin Europian.

Në raportin e performancës ekonomike të këtyre shteteve, Komisioni Europian e rendit ekonominë shqiptare të dytën me rritjen më të shpejtë, pas asaj serbe. Në tremujorin e tretë të vitit ekonomia vendase u rrit me 4.5%, ndërsa i gjithë viti pritet të mbyllet më një rritje në nivelin 4.1%.

“Rritja ekonomike e Shqipërisë u rrit me afërsisht 4.5% në tremujorin e tretë, pas një mesatareje rritje prej 4.3% në gjashtë muajt e parë të vitit 2018.”

Po ashtu Shqipëria rezulton se ka vijuar reformat ekonomike edhe në uljen e papunësisë, e cila ra me 1.8% në total, përfshirë këtu edhe uljen e papunësisë tek të rinjtë.

 “Norma e papunësisë vazhdoi rënien, duke u reduktuar me një mesatare prej 1.35 pikë përqindje nga viti në vit. Papunësia tek të rinjtë mbetet e lartë, por është ulur krahasuar me pikun që kapi në nivelin 34% në 2015-n. sot ajo regjistron një nivel prej 23%.”

Por Komisioni Europian shprehet i shqetësuar lidhur me rënien e investimeve të huaja direkte.

“Investimet e huaja janë rritur krahasuar me një tremujor më parë, por ato rezultuan 92% më të ulta se në tremujorin e tretë të vitit 2017.”

Në raport evidentohet se të ardhurat nga taksat vitin që shkoi u ulën për shkak të goditjes nga zhvlerësimi i euro-s dhe se shpenzimet publike u ngadalësuan, veçanërisht ato kapitale.

Reformat e evidentuara nga Komisioni Europian i komentoi në një shkrim në rrjetin facebook kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj. Ai tha raporti është një lajm i mirë për vendin ku konfirmohet puna e vështirë për arritjen e reformave për rritjen ekonomike, uljen e borxhit dhe papunësisë.

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono