Rama viziton një fermë në Libofshë të Fierit

20:07 | 12/07/2019

Qeveria do të vijojë të mbështesë sipërmarrjet bujqësore në vend. Kryeministri Edi Rama e premtoi gjatë një vizite në një fermë blegtorale në Libofshë të Fierit. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka mbështetur këtë fermë për të ndërtuar stallën e tretë dhe për të rritur kapacitetet prodhuese deri në 6,5 tonë qumësht në ditë përmes skemës kombëtare.

Aktualisht në këtë sipërmarrje private punojnë rreth 25 puntorë të përhershëm e dhjetëra të tjerë sezonal. Ndërkohë bashkëpunon me rreth 300 fermerë të tjerë, duke dhënë një kontribut të madh për ekonominë e zonës. Kryeministri  Rama vlerësoi punën e bërë dhe u shpreh se ky është modeli që duhet ndjekur nga fermerët në të gjithë vendin./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono