Rama viziton një fasoneri: Ulja e taksave ndihmon punësimin

12:26 | 11/01/2019

Duke vazhduar vizitat në biznese të vogla që po përfitojnë nga ulja e tatim- fitimit, Kryeministri Rama theksoi se kjo lehtësi fiskale ndihmon sipërmarrjet për të zgjeruar aktivitetin dhe punësimin.

Një rrobaqepsi e vogël, e trashëguar nga familja, është kthyer në një sipërmarrje për dizejnimin dhe qepjen e uniformave  të personalizuara. Sipërmarrësja thotë se arrin xhiro vjetore  mbi 80 milionë lekë, ndërkohë që këtë vit e ka nisur me synime të reja.

Sipërmarrësja: “Merremi me fasoneri. Është një biznes familjar, i trashëguar nga mamaja ime. Në përgjithësi punojmë me tregun e brendshëm, por këtë vit tregu na ka lejuar të punojmë me uniformat e kompanive të ndryshme, të shkollave, etj. Ka qenë një vit suksesi. Por edhe ky vit, me uljen e fashës, do të jetë një vit edhe më i suksesshëm se i mëparshmi”.

Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë biznes, i cili, nga 1 Janari i këtij viti përfiton uljen e tatim-fitimit nga 15% në 5%.

Sipërmarrësja: “Unë jam shumë e kënaqur. Duke parë që ulja e fashës na e rrit mundësinë, mendoj që do shtoj edhe fuqinë e punës”.

Rama: “Ky është qëllimi. Paguani tri herë më pak taksa dhe të rrisni fuqinë punëtore dhe pagat e tyre, sepse duhen rritur pagat.”

Teknologjia bashkëkohore është një tjetër pikë e fortë me të cilën kjo sipërmarrje konkurron në treg. Me lehtësitë e përfituara drejtuesit e tij parashikojnë më shumë mundësi për investime të reja në këtë drejtim. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono