Rama vizitë zyrtare në Poloni


19:07 | 06/12/2017

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Poloni, ku u prit me një ceremoni zyrtare nga homologia e tij Beata Szydlo. Në konferencën e përbashkët për shtyp, ata theksuan mundësinë e bashkëpunimit, sidomos në sektorin e turizmit. Me këtë rast, Rama kërkoi krijimin e një linje fluturimesh direkte mes dy vendeve.

Ceremonia zyrtare me të cilën u prit nga homologia polake, Beata Szydlo, nisi vizitën e Kryeministrit Rama në Poloni.
Pas takimit kokë më kokë dhe atë me delegacionet përkatëse, dy kryeministrat dolën para gazetarëve, rast me të cilin Rama nënvizoi 80 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe, ndonëse lidhjet ishin edhe më të hershme.

Kryeministrja polake theksoi se mundësitë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Polonisë, sidomos përsa i përket turizmit.
Pikërisht për të rritur fluksin turistik mes dy shteteve, kryeministri shqiptar paraqiti një propozim.
Kryeministrja e Polonisë u shpreh e gatshme të ndihmojë Shqipërinë me përvojën e vendit të saj përsa i përket integrimit europian.
Reforma në administratë, ishte një tjetër sektor ku Polonia u shpreh e gatshme të ndihmojë me ekspertizë./abcnews.al

 

 

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono