Rama “shpjegon” mungesën në publik: Po bëj një ligj kundër KÇK-së

12:43 | 09/11/201912:430

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me mungesën e tij në takimin e zhvilluar nga Partia Socialiste në Tiranë.

Rama shkruan se e ka nisur punën, me grupin i cili po punon për ligjin special, kundër krimit të organizuar, që sipas Ramës, janë duke u finalizuar. Kryeministri gjithashtu thotë se, brenda nëntorit do të fillojë furtuna mbi “KÇK”, siç i quan ai gjyqtarët e prokurorët e korruptuar.

“Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava. Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër.

Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK.

Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale”, shkruan Rama./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono