Rama tregon çfarë po ndodh në Shkodër: Mbase duan të bëjnë një 2 Prill tjetër

12:58 | 20/06/2019

Kryeministri Edi Rama reagoi nga foltorja e Kuvendit pasi kryetarja e Bashkisë së Shkodrës njoftoi se nuk miraton asnjë leje për asnjë subjekt politik për aktivitete elektorale, duke zbatuar në këtë mënyrë sipas saj dekretin e Presidentit. Rama tha se e njëjta skenë i kujton vitin 1991. Gjithashtu ai theksoi se mazhoranca duhet të jetë e vetëpërmbajtur pasi ndoshta opozita kërkon sot një dy Prill tjetër.

“Sot ne kemi planifikuar takimin elektoral në Shkodër. Çfarë po ndodh? Për herë të parë që nga viti 1991 qysh kur kemi nisur fushata elektorale rishfaqet fenomeni i dëshpëruar në shëmtinë e vet i anti-mitingashëve. Ka pas Shqipëria dhe momente të rënda, por ka pasur një konsensus mes forcave politike që nuk pengohet aktiviteti i tjetrit. Enveristët fanatikë në ‘91 që përpiqeshin në grahmat e fundit ti zinin rrugën PD-së sot rishfaqen në grahmat e asaj partie që ka humbur totalisht busullën dhe sensin e misionit për të cilin lindi dhe rrogëtarët e paguar nga taksat po i përdor njësoj siç përdorte asokohe Partia e vjetër e Punës disa falanga njerëzish pa të ardhme.

Ajo që është e trishtueshme në këtë histori është fakti se njësoj si atë kohë kjo përpjekje nuk ka as shumicën e shqiptarëve dhe asnjë mik dhe partner ndërkombëtar të Shqipërisë në krah. Ajo që na takon është çfarë i takon kujtdo që është me të drejtën të jemi të vendosur dhe të jemi të vetëpërmbajtur. Mbase plani është për të bërë një dy Prill tjetër sot pasdite sepse historia e këtyre 30 viteve ka treguar se asgjë nuk ka ndryshuar në vizion, në qasje dhe në metodë në kokën e atij që është lideri suprem i PD-së dhe fatkeqësisht ky është edhe rezultati i përfshirjes skandaloze të atij që sot është në zyrën e Presidentit, por që e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë due i hedhur benzinë zjarrit”, tha Rama./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono