Rama: Të pasurit që s’paguajnë ujin do demaskohen publikisht

10:44 | 13/01/2018

Kryeministri Rama zhvilloi një takim me drejtuesit vendorë dhe qëndrorë të Qarkut të Lezhës, ku paralajmëroi edhe njëherë ata që ende nuk kanë legalizuar lidhjet me rrjetin e ujësjellësit. Rama u ndal edhe te zhvillimi rural, rast me të cilin njoftoi incentiva për agroturizmin, të ngjashme si ato për hotelet me 5 yje. Kryeministri foli edhe për një vendim të cilësuar prej tij si “historik” që ka të bëjë me prodhimin bujqësor.

Takimi me përfaqësues të pushtetit vendor dhe qëndror të Lezhës, ishte një tjetër mundësi për Kryeministrin, për të rikujtuar se janari është muaji i fundit për të legalizuar lidhjet me rrjetin e ujësjellësave, pa penalitete.

Një mesazh të fortë e kishte për bizneset e mëdha.

Reforma e Ujit që pritet të nisë këtë vit, është ngushtësisht e lidhur me bashkitë. Me këtë rast, Rama veçoi bashkëpunimin me kryebashkiakun e Lezhës, që vjen nga rradhët e PD-së, ndërsa Fran Frrokaj konfirmoi gjuhën e mirëkuptimit.

Rama njoftoi se me qëllim zhvillimin e zonave rurale, Qeveria do të ofrojë incentiva fiskale për kë certifikohet në aktivitetin e agroturizmit.

Për fermerët, Kryeministri tha se shumë shpejt do të bëhet publik një vendim të cilin ai e konsideroi historik, që synon të stimulojë prodhimin bujqësor./abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono