Rama takon në Davos Tsipras: Në pranverë nënshkruhet Dokumenti i Partneritetit

11:19 | 25/01/201811:190

Pas takimit 3 ditor në Korçë të ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, kryeministrat e dy vendeve janë takuar sot në Davos të Zvicrës. Sipas kryeministrit Rama, në pranverë do të nënshkruhet në Tiranë Dokumenti i Partneritetit Strategjik mes dy vendeve.

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij grek, Aleksis Tsipras gjate qendrimit ne Davos te zvicres per Forumin ekonomik boteror. Te dy e kane njoftuar kete takim permes publikimit ne rrjetet sociale te videos apo fotove nga takimi.

Në një shkrim që shoqëron pamjet e takimit dypalësh, kryeministri shqiptare Edi Rama shprehet:
“Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen. Objektivi i përbashkët, është finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë”.

Rama shoqërohej në këtë takim nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Ndërsa Tsipras nga shefi i diplomacisë së jashtme Greke, Nikos Kotzias.

Edhe kryeministri grek Aleksis Tsipras e njoftoi këtë takim në profilin e tij në Tëiter, të shoqëruar edhe me foto nga tryeza e bisedimeve dy palëshe në Davos.

Ky takim u zhvillua pak ditë pas negociatave tri ditore të ministrave të jashtem të dy vendeve në Korçë. Ai u paralajmërua në fillim të javës edhe nga ministri i jashtëm grek Nikos Kotcias. Në një deklaratë të publikuar nga ministria e jashtme greke, ky takim tri ditor cilësohej i suksesshëm. Kotzias kishte bërë të ditur se fryma e dialogut të nisur për zgjidhjen e çështjeve të mbartura do të vijojë në takimin mes dy kryeministrave këtë javë në Davos. Ndërsa kryeministri shqiptar gjatë një interviste në Tiranë njoftoi se në pranverë do të nënshkruajë me homologun Tsipras një marrëveshje partneriteti strategjik mes dy vendeve.
./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono