Rama: Studentët shohin te ne mundësinë e vetme për zgjidhjen e halleve

10:24 | 28/12/201810:240

Në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialste Kryeministri Edi Rama e nisi me protestën e studentëve, të cilën e konsideroi të drejtë dhe kuptimplotë, pasi ata shohin te qeveria mundësinë e vetme për zgjidhjen e halleve të tyre.

“Ky është një takim në një moment të pazakontë për këtë familje e cila ka përgjegjësinë të kujdeset për shtëpinë e madhe të shqiptarëve për Shqipërinë. E pazakontë është dhe mundësia që na ka dhënë në këtë fundvit protesta  e studentëve. Mundësi e mirëseardhur në formë të reagimi kuptimplotë në emër të një jetë të mirë universitare dhe besimit te ne. Përtej halleve, kushteve shpesh të rënda mbi indiferencën dhe mosbesimin ndaj politikës, pjesa më e madhe e tyre e shohin se jemi për ta mundësia  e vetme për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Ata na dhanë një shuplakë që mua përvlëon.

U kam kthyer faqen tjetër se ata kanë të drejtë të jenë të acaruar nga ne sepse nga ne presin shumë më tepër, nga të tjerët jo se nuk presin asgjë, por i kanë sikterisur. Kjo pritshmëri e madhe e këtij brezi është një nga detyrat më prekesë, tronditëse dhe frymëzuese që unë kam përjetuar në jetën time. Secili prej tyre do ishte fëmija im i lindur në këtë vend të trazuar deri në qelizë”.

Për kreun e qeverisë ky brez po paguan reformat që nuk u bënë çerek shekulli, pasi sipas tij me rënien e diktaturës ranë edhe shtatoret e mësuesit dhe rregullat e jetës studentore, mdërkohë që erdhi marramendja kolektive dhe indivuale e vendit.

“Me rënien e diktatorit ranë shtatoret e mësuesit, ranë rregullat e jetës studentore. Me demokracinë erdhi marramendja kolektive e individuale që ka përjetuar ky vend. Ky brez është pasqyra më besnike e politikë së bërë për çerek shekulli. Ky brez paguan sot për reformat që nuk u bënë kur këta vinin në jetë. Ku jetuan duke ngrënë në drejtat e njëri-tjetrit, duke vjedhur pronat e njëri-tjetrit nën shembullin e politikës që mendoi vetëm për vezën e vet sot dhe jo pulën mot. Ky brez vuan sëmundjet e tranzicionit që ne i kemi dhënë fund në shumë drejtime. Ne i kemi dhënë fund tranzicionit kur thamë stop dritat nuk vidhen më. Universiteti ka ligjin në letër, por jo ligjshmërinë, tranzicioni vazhdon”. /abcnews.al

 

vijon…

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono