Rama: Sot po ndodh në Shqipëri me PD ajo që ndodh me talebanët në Afganistan

18:40 | 20/06/2019

Ajo që po ndodh sot në Shqipëri që pengohen njerëzit që të zgjedhin ndodh vetëm në Afganistan me talebanët. Kështu është shprehur nga Vau i Dejës Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatit socialist për këtë bashki Mark Babani.

Sipas Ramës udhëheqja e PD-së ua ka hequr mundësinë për të zgjedhur dhe ka vendosur të kapitullojë para se të fillojë beteja zgjedhore.

“Kjo do ishte një fushatë shumë e thjeshtë, më e lehta që kam bërë ndonjehrë për arsye se kudo ku ne ku kemi drejtuar bashkinë flasin punët më shumë se një mijë fjalë, nëdërsa aty ku nuk e kemi drejtuar flet krahasimi mes modeleve. Unë kam bërë çmos ta mbështes Bashkinë e Vaut të Dejës dhe çdo bashki pavarësisht flamurit politik.

Do më kishte pëlqyer që këto zgjedhje të ishim me kundërshtarët politikë përballë dhe të ballafaqonim çka është bërë dhe pse mbështetja e qeverisë nuk ka munguar dhe çka do bëhet me Mark Babanin.

Marku nuk e ka përballë kryetarin aktual të Bashkisë në këtë fushatë dhe shumë votues demokratë nga ata që mund të ndërrojnë edhe fe, po jo parti nuk kanë zgjedhje se nuk kanë çfarë zgjedhin, jo sepse ne ua kemi hequr këtë mundësi, as sepse ndonjë fatkeqësi natyrore ua ka hequr këtë mundësi, por sepse udhëheqja e PD ua ka hequr këtë mundësi. Ka vendosur të kapitullojë para se të fillojë beteja zgjedhore,, ka pranuar se nuk fiton dot zgjedhje me ne dhe është larguar jo për të ardhur te ju, për të shkuar te njerëzit dhe për të nxjerrë kandidaturat, por për të dalë rrugëve dhe për të penguar njerëzit që të zgjedhin dhe sot kjo gjë ndodh në dy vende të globit, në Shqipëri me PD dhe në Afganistan me talebanët.

Talebanët sot janë të angazhuar në një ofensivë kundër zgjedhjeve, kërcënojnë popullin afgan që mos guxojë të shkojë në zgjedhje, sulmojnë lart e poshtë për të mbjellë frikë dhe duan të imponojnë për një popull të tërë ligjin e xhunglës dhe kjo ndodh si me talebanët në Shqipëri, që Shqipëria ka marrë rekomandimin pa kushte për çeljen negociatave dhe pret që 28 vendet të ulen në tavolinë dhe të thonë Ok fillojnë hapjen e negociatave”. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono