Rama: Rritja e pragut të xhiros vjetore ndihmon sipërmarrjen

13:12 | 08/01/2019

Ky i ri ka punuar 24 vjet në Greqi dhe paratë e fituara në emigracion i investoi para tre vitesh për hapjen e një biznesi përpunimi druri në Kashar, pranë Tiranës. Në këtë aktivitet ka punësuar disa punëtorë. Këto ia tregon shefit të qeverisë që ka vizituar punishten e tij së bashku me ministrin e Financave në detyrë, Arben Ahmetaj.

Sipërmarrësi thotë se kërkesa për prodhimet e mobilerisë së tij sa vjen e po shtohet.

“Sivjet kemi dhe me shumë porosi normalisht. Deri vjet xhiro vjetore ka qene tek 8 milionë lekë të reja. Kjo nuk na jepte mundësi të zgjeroheshim si biznes. Këtë vit, nga 8 milionë do të shkojmë në 14. Kjo gjë na jep mundësi që ne të zgjerohemi si biznes, të shtojmë punëtorët. Gjithashtu ai 15 % tatim-fitim që është bërë 5%, na jep më shumë dorë që të ecim më përpara dhe të shtojmë punëtorët.”

Kryeministri tha se me rritjen e xhiros vjetore deri në 14 milionë lekë që përfiton nga ulja tri herë e tatim – fitimit, biznesi i vogël çlirohet nga informaliteti dhe deklarimet abuzive.

 “Aty është një fashë e tërë që kishte hile, informalitet, gënjeshtra për të gënjyer njëri-tjetrin. Tani besoj që kjo çlirohet komplet, sepse deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit me 5 % taksë, nuk e ka asnjë vend i rajonit. Na intereson shumë punësimi, ngaqë ju do të rrisni investimin për t’u zgjeruar, sepse nuk do të keni më frikë që po të kaloj këtë, do më vijë trefish taksa. Na intereson shumë për këto lloj investimesh prodhuese që janë shumë pozitive për tregun vendas, por edhe për eksportet.”

“10% fitimi i ynë do të shkojë tek rrogat, tek punëtorët tek makineritë e teknologjisë së re.”

Para se të përshëndeten Kryeministri e merr edhe një dhuratë simbolike në këtë biznes. Dhe simboliken e vijon me një batutë. /abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono