Rama refuzon titullin “Nderi i qytetit të Dibrës”

14:27 | 30/04/2019

Bashkia e Dibrës ka shpallur qytetar nderi kryeministrin Edi Rama. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme nga këshilli bashkiak i qytetit.

Motivacioni për dhënien e titullit është kontributi që ka dhënë Rama në ndërtimin e Rrugës së Arbërit, edhe pse kjo e fundit ende nuk është përfunduar.

Ndërkohë  Zyra e shtypit të kryeministrit Rama, pasi ai është njoftuar  për titullin e marrë, përmes një njoftimi për median, bën me dije se Kryeministri Rama, e ka refuzuar titullin qytetar nderi i qytetit të Dibrës duke theksuar se Rama është kundër titujve honorifikë.

Por kryeministri është nderuar edhe më parë me tituj nderi, kujtojmë këtu titullin e  marrë nga Komuna e Ulqinit për të cilin Rama atëherë është shprehur se ishte kënaqësi e madhe të merrte këtë titull.

Njoftimi i zyrës së shtypit të Kryeministrit:

Zyra e shtypit e Kryeministrit,

Kryeministri Rama ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifike për politikanët në detyrë. Duke falënderuar të gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit të nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër“./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono