Rama: Reformat nuk i bëjmë për SHBA dhe BE

12:18 | 28/10/201912:180

“Reformat nuk i bëjmë për SHBA dhe BE, por për ndërtimin e shtetit modern evropian me stabnndarde demokratike”. Këtë deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën “Politika amerikane në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas tij shqiptarët nuk kanë asnjë rrugë tjetër përveç integrimit në BE.

“Shqiptarët dhe Shqipëria nuk kanë asnjë rrugë tjetër përveç se të ecin në rrugën e vetme që ka piketuar historia jonë dhe që është e trashëguar si amanet në gjithë vetëdijen e kombit tonë, pavarësisht brengave të kombit tonë, që është rruga drejt Perëndimit e BE në aleancë strategjike me SHBA. Në fund të ditës ajo që duhet të kuptojmë është se nuk i bëjmë reformat as për SHBA e BE. Nuk i kërkojmë nga vetja të gjithë këto ndryshime të domosdoshme dhe nuk jemi të angazhuar me aleatët tanë në këto procese të ndërlikuara se na kërkohet nga ata, por se na i kërkon destinacioni ynë historik që është krijimi i një hapësire shqiptare si një shtet modern evropian me standarde demokratike e funksionale”.

Rama vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara të Amërikës dhe për reformën në drejtësi, pa të cilën shtoi ai reforma do të ishte një iluzion.

“Është e pamundur që të flasësh për marrëdhënien e SHBA në kushtet aktuale dhe mos prekësh reformën në drejtësi, e cila pa SHBA do ishte një iluzion siç ka qenë për shume vite me radhë në të shkuarën”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono