Rama publikon projektin për mbetjet në Sharrë


18:02 | 24/05/2018

Një dië pasi Zëri i Amerikës transmetoi një kronikë me banorë të fshatrave, ku po ndërtohen inceneratorët  për plehrat kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook.

“Një fakt shembullor kundër hirit të syve”, e titullon kryeministri postimin, të cilit i ka bashkangjitur një video të projektit që po realizohet për mbetjet në Sharrë.

“Duke ju garantuar se kështu do ta zhbëjmë mallkimin e plehrave jo vetëm në Tiranë, Elbasan e Fier, po edhe së shpejti në Durrës e më tej në gjithë Shqipërinë, ju ftoj të gjithëve të mos dëgjoni zhurmën e kënetave politike e mediatike, ku gëlojnë njëmijë e një të zezat kundër këtyre projekteve kaq të dobishme për mjedisin e shëndetin, po thjesht t’u besoni syve tuaj dhe fakteve kokëforta të dobisë së jashtëzakonshme të këtyre nismave, për Shqipërinë e pastër Europiane që duam për fëmijët tanë”, shkruan kryeministri./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono