“Rama po fërkon duart për krizën në Kosovë”, Çollaku: Kryeministri dha sot shenja

21:25 | 25/12/201921:250

Kreshnik Çollaku i ftuar në “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për polemikat e shkaktuara nga mini-Shengeni Ballkanik.

Rama u shpreh ashpër duke u dhënë përgjigje akuzave ndaj tij për mospjesëmarrjen e Kosovës, ndërsa sipas Çollakut, ky reagim i kreut të qeverisë vjen në një moment kyç.

Demokrati deklaroi se mesazhi i Ramës erdhi pak minuta pas lajmit se ka vështirësi për arritjen e marrëveshjes për koalicion në Kosovë. Sipas tij, Rama i referohet një qeverie të re në Kosovë që do të ulet në tryezën e mini-Shengenit.

Është një status naiv. Sipas Ramës e drejta e të folurit për Kosovën përcaktohet nga Serbia, e drejta për të qenë konstruktive apo jo në Ballkan përcaktohet nga Serbia. Në formë naive Rama i ka vënë një formë konstruktiviteti me Serbinë. Pse e ka sjellë këtë disa minuta pas lajmit në Kosovë se ka vështirësi për arritjen e marrëveshjes VV-LDK.

Rama i referohet një qeverie tjetër kosovare. Rama ka dhënë shenjën, dhe i referohet qeverisë tjetër të Kosovës që do të ulet në tryezë me mini-Shengen. Kjo ka elementë naivë, por qëllimi nuk është naiv. Rama është duke fërkuar duart që në Kosovë ka një krizë. Edhe nga LDK dhe nga kryeministri aktual ka marrë shuplaka të forta lidhur me idenë e mini-shengenit. Edhe Hashim Thaçi njeri shumë afër Ramës nuk e mbështet. Një dështim i qeverisë VV-LDK duket se e entuziazmon. Një qeveri e re e Kosovës i ulet Ramës në tryezë”, u shpreh Çollaku./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono